Telefonata e Kusari-Lilës me Radoiçiqin, Simiq thotë se ka edhe biseda të tjera mes tyre

 

 

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq ka deklaruar se ka edhe biseda te tjera mes shefes se grupit parlamentar te Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lija dhe kryekriminelit, Milan Radojçiq.

Kjo përgjigje erdhi nga Smiq erdhi pas publikimit të fundit të bisedës së Kusarit dhe Radojçiqit, gjë të cilën e cilësoi si “situatë të montuar” kryeministri, Albin Kurti.

“Siç edhe kam deklaruar, ka edhe shumë biseda te tjera që kanë ndodhur”, ka thënë Simiq në Dukagjin.

Lidhur me përgjimet, kryeministri Kurti të martën para gazetarëve tha se “ajo është një situatë e montuar dhe Radoiçiq këtë muaj i bënë 9 muaj që ndodhet i lirë në Serbi dhe tryesnia do të duhej të ishte që të ketë aktakuzë ndaj tij”.

Ai u pyet nëse do të merren masa ndaj Kusari-Lilës.

“Po e kuptoj që po përpiqeni të dramatizoni me çdo kusht disa sekonda prej një bisede që nuk e di si është marr e ku është marr, si u pre e nga kush u organizua. Por edhe një herë unë jam kryetar i VV-së dhe Mimoza Kusari nuk është anëtare e VV-së. Edhe po të ishte anëtare e VV-së për këso gjerash ka komisione, nuk e ka VV-ja kryetarin diktator që merr vendime siç do të kishte dëshiruar ndokush”, u shpreh Kurti.

Lidhur me përfshirjen e Kusarit në përgjimet, ka pasur reagime të ashpra edhe nga partitë opozitare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d