Shoferi dënohet me gjobë 300 euro dhe me heqje të tri pikëve pasi ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar në një zonë që lidh Gjilanin me Ferizaj.
Policia ka njoftuar se të njëjti i është ndaluar përkohësisht vozitja.
Sipas njoftimit thuhet se në pikën e kontrollit të automjeteve në aksin rrugor Gjilan-Ferizaj, kanë hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 40 km/h duke vozitur me shpejtësinë 94 km/h.
“Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë: 192; 0385045047001”, thuhet në njoftim.