Të shtunën luhet një meç i madh në peshat e rënda, po e pret e gjithë Kroacia

 

 

Të shtunën në mbrëmje vjen një tjetër meç i madh në boksin e peshave të rënda, dy javë pas ndeshjes monumentale mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk.

Shpresa e madhe e boksit kroat, Filip Hërgoviq do të luftojë përball britanikut Daniel Dubois, në një meç që do të zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite.

Në kuadër të përballjes së Hërgoviqit me Dubois, në ditët e fundit është ngritur vazhdimisht pyetja nëse lufta do të jetë për ndonjë titull kampion. Hërgoviç, është sfidues i detyrueshëm për titullin IBF të cilën e fitoi së fundmi Oleksandr Usyk, por për shkak se Tyson Fury aktivizoi klauzolën e rimeçit ndaj ukrainasit, titulli IBF mbetet për t’u vendosur në meçin e radhës mes atyre dyve.

Një përgjigje zyrtare nga IBF për këtë çështje nuk ka ardhur ende, por është mjaft e qartë se Hërgoviq dhe Dubois nuk do të boksojnë për titull. Pavarësisht kësaj – aksioni i së shtunës në mbrëmje mbetet monumental.

“Showroomi” fillon të shtunën në orën 20:00 dhe dueli mes Hërgoviq e Dubois pritet të nisë rreth orës 23:00.

Si zakonisht, për ndeshjet e zhvilluara në Arabinë Saudite, të drejtat ekskluzive të transmetimit i mban platforma DAZN. Për të parë ndeshjen, do t’ju duhet një abonim mujor në DAZN (9,99 €), dhe më pas të blini transmetimin PPV të ndeshjes (19,99 €).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d