Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagoset 22-vjeçari – të dyshuarit arratisen

 

 

Rastet e tentim vrasjeve në Kosovë çdo ditë e më shumë po rriten, kështu duke krijuar një ambient të pasigurt për qytetarët. Ndërsa kryesit e veprave në të shumtën e rasteve qëndrojnë në arrati.

Një rast i tillë ka ndodh edhe sot në mëngjes në rrugën “Anton Çetta”, në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave me armë është plagosur një 22-vjeçar. I riu pas plagëve që ka marrë është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Siç mëson Gazeta për rastin dyshohen dy persona, të cilët janë të njohur për viktimën.

Policia ende nuk ka arritur t’i kap të njëjtit, pasi menjëherë pas aktit, kanë ikur nga vendi i ngjarjes – vend në të cilin Policia ka gjetur gëzhojat dhe ka kryer procedurat tjera hetimore.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale: “Vrasje ne tentative”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d