Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, sekuestrohen 91 gëzhoja në vendngjarje

 

 

Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Disa të shtëna me armë janë dëgjuar edhe dje në fshatin Zjaq të Mitrovicës.

Gazeta mëson se një njësi policore që po patrullonte në atë zonë, posa ka dëgjuar të shtënat kanë intervenuar dhe kanë arritur që ta kapin njërin prej të dyshuarve, ndërsa tjetri është arratisur.

39-vjeçari i cili u shoqërua në stacion policor, gjatë intervistimit ka pranuar se ka shtënë me armë, mirëpo ka pohuar se armën e ka i dyshuari tjetër që ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 91 gëzhoja.

Pas disa të shtënave me armë zjarri  nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë, policia në vendin e   ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 91 copë gëzhoja. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit do të hetohen për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ dhe ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d