Të përjashtuarit nga grumbullimi dyshohet se qëndruan deri vonë në klube të natës

 

 

Federata e Funtollit e Kosovës ka marrë vendim t’i përjashtojë nga grumbullimi futbollistët: Edon Zhegrova, Florent Muslija dhe portierin Aro Muriq.

Sipas njoftimit të FFK-së vendimi është marrë në bashkëpunim me përzgjedhësin Franco Foda. Gazeta mëson se treshja janë larguar pasi dyshohet se kanë qëndruar deri vonë në klube të natës.

Në njoftimin e FFK-së, nuk tregohen arsyet konkrete, por thuhet se ata janë përjashtuar për shkak të shkeljes së rregullave të vendosura nga përzgjedhësi.

“Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata”.

“Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet, portieri që ka qenë në listën e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita”, thuhet në vendimin e FFK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d