Të kujt janë dy makinat luksoze të Policisë që i prijnë eskortës së Blinkenit

 

 

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Shqipëri, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Avioni i tij ateroi në Aeroportin e Rinasit, ku u prit nga kryediplomati shqiptar, Igli Hasani.

Blink kishte me vete një eskort gjigante, që në pamje shihet se ishin afro 20 makina që e shoqëronin atë.
Në këtë numër të makinave, përfshihen edhe policia e shtetit që po përcjellin dhe kujdesen për sigurinë e tij.

Por eskortën e Blinken e udhëhoqën edhe dy makina luksoze të policisë së shtetit.

Sipas Top Channel, këto makina janë sekuestruara dhe tashmë përdoren nga Policia e Shtetit.

Më parë këto makina përdoreshin nga Kejvina Kthjella dhe Trejsi Sejdini.

Kujtojmë se pasdite, sekretari amerikan do të takohet me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin, Edi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d