“Të gjithë plazhin për vete” – Numër i vogël i pushuesve në Durrës

 

 

Qytetarët e Kosovës dhe nga vendet e tjera shqiptare kanë nisur pushimet qysh nga fillimi i muajit korrik, ku njihet si sezona e pushimeve, raporton Prishtina Sot.

Me liberalizimin e vizave, qytetarëve të Kosovës iu dha mundësia që të lëvizin lirshëm në vendet e Evropës, madje disa po shkojnë edhe për pushime atje dhe po vërehet dukshëm mungesa e pushuesve në bregdetin shqiptar.

Në një video të publikuar nga një qytetar nga Kosova, shihet një numër i pakët i vizitorëve në plazhin e Durrësit.

Video është bërë rreth orës 10:00 të mëngjesit dhe pothuajse i gjithë plazhi është i zbrazët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d