Të dyja e nisën me humbje në Euro 2024/ Çfarë duhet të dini për përballjen Kroaci-Shqipëri

 

 

Shqipëria do të luajë më 19 qershor në Hamburg të Gjermanisë kundër Kroacisë në orën 15:00 në “Volksparkstadion”.

Të dyja skuadrat vijnë nga humbjet e 15 qershorit: Kroacia 3-0 kundër Spanjës në Berlin dhe Shqipëria 2-1 kundër Italisë në Dortmund. Kroacia merr pjesë për të 7 herë në Europian. Ka arritur dy herë në çerekfinale, në debutimin në vitin 1996 dhe së fundmi në 2008-ën.

Nën drejtimin e trajnerit Zllatko Daliç, i cili është në krye të skuadrës nga 2017-a, Kroacia përfundoi e dyta pas Anglisë në Grupin D në Euro 2020, para se të humbiste 5-3 pas kohës shtesë me Spanjën në raundin e 1/16-ve.

Kroacia u kualifikua në Euro 2024 si vendi i dytë i Grupit D, pas Turqisë, duke përfunduar me 16 pikë: 5 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje.

Kjo është pjesëmarrja e dytë e Shqipërisë në Europian, pas debutimit në “Euro 2016”, ku humbi 1-0 ndaj Zvicrës dhe 2-0 kundër Francës dhe fitoi 1-0 kundër Rumanisë, me gol të Armando Sadikut. Skuadra nën drejtimin e De Biazit në atë kohë, përfundoi e treta në Grupin A.

Shqipëria u rendit e 4-ta në kualifikueset e “Euro 2020”, me 13 pikë, pas Francës (25 pikë), Turqisë (23) dhe Islandës (19).

Shqipëria e nisi fushatën kualifikuese 2024 me humbjen 1-0 në Poloni, por më pas arriti 4 fitore dhe 3 barazime, duke e mbyllur Grupin E me 15 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d