Të burgosurit e Kosovës i ngjyrosin flokët me Loreal dhe i bëjnë me gel, Shërbimi Korrektues u blen produkte bukurie te “Beni Dona”

 

 

Disa prej të burgosurve në Kosovë nuk po e pranojnë faktin që janë privuar nga liria dhe më nuk mund të ndalin jashtë telave të një oborri të vogël ku kumzhinë jeta. Ata po duan që edhe aty të duken të bukur dhe të kujdesen për lëkuren e tyre njësojë, sikurse kur ishin jashtë. Për t’iu blerë gjësende, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka autorizuar një kompani vendore.

Sallon bukurie apo burg. Kjo është pyetja që mund të shtrohet pasi të shihen artikujt që të burgosurit e Kosovës po dëshirojnë të kenë në ormanët e tyre të vogla.

Nëpërmjet procedurave të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka lidhur kontratë me kompaninë “Beni Dona” për “Furnizim me artikuj të ndryshëm për të burgosur – kantinë”.

Janë 128 artikuj në sasi të ndryshme, vlera e të cilëve është 361 mijë euro.

Të burgosurit kanë bërë një listë të dëshirave se çfarë duan të blejnë dhe i kanë dorëzuar tek SHKK-ja, produkte të cilat, siç thuhet në dosjen e tenderit, do të blihen me paratë e vetë të të burgosurve.

Ushqimi për ta servohet nga SHKK-ja, por që të kalohet dita më lehtë ata kanë porositur edhe gjëra të tjera ushqimore, si çokolata, çipsa, mish të terur, fistek, lajthia, mjaltë, pije energjike, etj.

Por, ajo që bie në sy është se shumë nga ta kanë porositur edhe produkte të bukurisë. P.sh: Ngjyrë për flokë Palete janë kërkuar 50 copë, Ngjyrë për flokë Loreal, 50 copë, Ngjyrë për flokë Garnier, 60 copë. Kur ngjyrosën flokët edhe frizura duhet të jetë në rregull, prandaj për këtë ata kanë porositur Gell për  flokë – 150 mil, 300 copë. Janë porositur 1500 After shave – balm gel paketim plastikë – 100 ml± 5%.
Po ashtu, kremra e shapona të ndryshëm për trup e për flokë.

Edhe pse nuk mund të dalin jashtë oborrit, disa prej tyre mbathin edhe këpucë serioze dhe për këtë kanë porositur 60 copë ngjyrë këpucësh.

Buka u servohet tri herë në ditë, por disave prej tyre nuk po u hahet ajo ose po duan që kohë pas kohe të shtrojnë edhe meze. Ullinjë 500 gr± 5% janë porositur 1500 copë, Djath 500 gr ± 5% paketim leter (krem djath (paris, german, french)), 1500 copë, Mish (vakum) 1kg ± 5%, 1000 kg, etj.

I gjithë tenderi është realizuar bazuar në Ligjin e Prokurimit. Dhe meqë tenderi është realizuar sipas LPP-së, atëherë është shkelur një dispozitë e këtij ligji, sepse është cekur emri i prodhuesit në artikuj të caktuar dhe jo specifikat e prodhuesit, sepse LPP nuk e lejon këtë. P.sh. është kërkuar qumësht Vita dhe Alpsko, por edhe emra të tjerë produktesh. Në rastin konkret është dashur të ceket qumësht lL më përmbajtje të yndyrës, 3.5 dhe 1.5, pavarësisht se të burgosurit do të paguajnë vetë produktet.

Që të evitohen shkeljet ose në rastin tjetër, AKK-ja do të duhej të ua mundësonte që ata të blejnë produkte online nën mbikëqyrjen e tyre. 

      

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d