Takimi me ministrin çek, Osmani kërkon heqjen e masave të BE-së: Janë të padrejta

 

 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvorak, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Përmes një komunikate për media, Zyra e Presidencës ka dhënë detaje lidhur me atë që është diskutuar në takimin dypalësh.

Në fokus të diskutimit ndërmjet Osmanit dhe Dvorak, ishte situata aktuale politike dhe e sigurisë, forcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe stabiliteti rajonal.

Presidentja Osmani, nënvizoi përkushtimin e palëkundur të Kosovës në rrugëtimin euroatlantik, duke theksuar domosdoshmërinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, i cili është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim,  përfshirjen në Partneritetin për Paqe, anëtarësimin në NATO, BE dhe organizata ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.

Ajo po ashtu ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Çekisë në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Duke nënvizuar vazhdimin e mbështetjes së Republikës Çeke në këtë rrugëtim, Presidentja Osmani potencoi rëndësinë strategjike të përfshirjes së Kosovës në PfP, e më pas në NATO, si një garanci për stabilitet jo vetëm të Kosovës, por edhe të rajonit. Ndërlidhur më këtë, Presidentja Osmani, gjithashtu tha se Kosova meriton ta marrë statusin e vendit kandidat në BE, si vend që ka realizuar reforma rrënjësore”, njofton Presidenca.

Mes të tjerave, në takim u diskutua edhe për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Bansjkë të Zveçanit, për çka Osmani tha se ishte i mbështetur dhe sponzorizuar nga Serbia dhe se ishte përpjekje për ta minuar paqen dhe stabilitetin, jo vetëm të Kosovës, por të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Tutje, presidentja Osmani theksoi nevojën e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat cilësoi se janë të padrejta dhe krijojnë mungesë ekuilibri në dialog.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d