Takimi i Kartës së Atlantikut, miratohet deklarata ku dënohet sulmi i Banjskës

 

 

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, e ka përfaqësuar Kosovën në kuadër të Ministerialit të nismës rajonale ShBA-Karta e Adriatikut.

Në këtë ngjarje është miratuar një deklaratë e përbashkët ku, në mes të tjerash dënohet në termat më të fuqishëm sulmin terrorist në Banjskë; përderisa bëhet thirrje për zgjerimin e nismës me Kosovën si anëtare e plotë.

Në fjalimin e tij, Qehaja nënvizoi përkushtimin e palëkundur të Kosovës ndaj vlerave të përbashkëta që promovon kjo nismë e që ndërlidhen me prosperitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

“Nënvizoi progresin e shtetit të Kosovës për të ngritur kapacitetet e mbrojtjes duke përmendur shtimin e buxhetit në 2% të GDP sipas standardeve të NATO-s. Shtoi se FSK është gati për të arritur interoperabilitetin në mbrojtje në vazhdën e një ambienti kompleks të sigurisë”, thuhet në komunikatën e MPJD-së./Prishtina Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d