Takimi i fundit për agjendën e takimit të ministrave të KiE-së, nuk futet aplikacioni i Kosovës

 

 

Aplikacioni i Kosovës s’është në agjendën ministeriale të Këshillit të Evropës për t’u pranuar në takimin e 46 ministrave të kësaj organizate.

As sot nuk u fut në agjendë të takimit të 17 majit kur pritshmëritë e shpresat anonin kah epilogu pozitiv i anëtarësimit të Kosovës në KiE. Kushtëzimi me miratim të draft-Statutin e Asociacionit e bëri të veten: Kosova – sipas të gjitha gjasave – mbetet jo-temë e këtij takimi dhe anëtarësimi i saj shtyhet paramendueshëm edhe për së paku një vit.

Burime diplomatike i thanë Nacionales se “as që është diskutuar” sot futja në agjendë e aplikacionit të Kosovës për mbledhjen e 17-18 majit. Kjo në diskutimet e sotme për agjendën nga ambasadorët e vendeve anëtare për takimin pasues të Komitetit të Ministrave.

Të njëjtat burime na thanë se në fakt ky takim “është edhe i fundit” që diskutohet për agjendën që efektivisht ia bën Kosovës të pamundshëm trajtimin e aplikacionin e saj për anëtarësim në këtë vit.

Se Kosovoa do të mbetej jashtë agjendës është thënë publikisht edhe nga zyrtarë të lartë shtetëror nga Franca, Gjermania dhe Italia, ndërsa në prapaskena është kumtuar kaherë se po qe se s’përmbushet kushti i miratimit të draft-Statutit të Asociacionit, Kosova mbetet jashtë agjendës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e refuzoi kushtin e vënë duke e quajtur “absurd” dhe duke u ankuar se “disa kryeqytete evropiane” po ia ngatërrojnë Brukselin me Strasburgun, duke i shkëputur nga ndërlidhja me njëra tjetrën, sipas tij, si procese të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d