Tajlanda heq vizat për kosovarët, Kurti: Pasaporta e Republikës po vazhdon të fuqizohet përherë e më shumë

Që nga sot, kosovarët mund të udhëtojnë pa viza drejt Tajlandës – si për punë, apo edhe për pushime.

Lajmin e ka bërë të ditur më herët Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Ndërsa, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se “Pasaporta e Republikës sonë po vazhdon të fuqizohet përherë e më shumë”.

Postimi i plotë i Kurtit:

Pasaporta e Republikës sonë po vazhdon të fuqizohet përherë e më shumë. Tajlanda i shtohet listës së gjatë të shteteve në të cilat qytetarët tanë nga ky vit mund të udhëtojnë pa viza.

Zhvillim e progres brenda vendit. Dinjitet e afirmim jashtë vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d