Tahiri: “Avdullah Hotit ia hajsha gjysmën e senduiçit, Driton Selmanajn e kam dëshmitar”

 

 

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka komentuar darkën e kryeministrit, Albin Kurti me kryetarin e PDK-së, Memli Kransiqi. Ai duke ironizuar tha se i vjen mirë që kryeministri ka evoluar nga pasuli në restorante luksoze.

Gjatë debatit ai përmendi kohën sa ka qenë zëvendës i ish-kryeministrit Avdullah Hoti.

U shpreh se ia hante gjysmën e senduiçit të ish-kryeministrit.

“Dikush më tha mirë keni bo që nuk keni shku në restorant me u taku me Kurtin. Avdullah Hotit ia hangsha gjysmën e senduiçit. Driton Selmanajn e kam dëshmitar. Unë po kam qejf që janë modernizu. Është e vërtetë që ia lypsha, i thojsha ama gjysmën”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d