Szunyogu në takim me Kurtin: Kosova t’i përshpejtojë reformat për rrugën drejt BE-së

 

 

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e  BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Szunyog tha se në takim e falënderoi Kurtin për bashkëpunimin, teksa shtoi se e rikonfirmoi rolin e BE-së si partnere e pazëvendësueshme e Kosovës.

“Rikonfirmova rolin e BE-së si një partnere stabile dhe e pazëvendësueshme për Kosovën dhe e inkurajova atë që t’i përshpejtojë reformat e nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së”, shkroi Szunyog.

Mandati i Szunyogut pritet të përfundojë më 31 gusht të këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d