Sylvinho nesër do të ketë një ndryshim në formacion, ja kush do të startoi

 

 

Kombëtarja shqiptare do të përballet nesër me Kroacinë, në një duel historik. Të dy ekipet, të fundit në grupin B të EURO 2024, zbresin në fushë me zero pikë dhe dueli shihet si një përballje ‘jetë a vdekje’ për kalimin në raundin e dytë. Kjo ndeshje do të vulosë fatin e një prej ekipeve për vijimin e rrugëtimit europian.

Ndeshja luhet nesër në orën 15:00 në stadiumin e Hamburgut, ndërsa ekipi është nisur sot drejt këtij qyteti nga kampi i stërvitjes në Dortmund. Ndërkohë, pasdite në 17:15 do të mbahet konferenca për shtyp e trajnerit Sylvinho dhe kapitenit të ekipit, Berat Gjimshti.

Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho mendohet se do të bëjë vetëm një ndryshim në formacion. Risia krahasuar me formacionin e ndeshjes me Italinë, pritet të jetë sulmuesi Arbër Hoxha në vend të Taulant Seferit. Ndërkohë, pjesa tjetër pritet të jetë e njëjtë, në portë Strakosha, në mbrojtje Hysaj në të djathtë, si dhe Gjimshiti e Ajeti në qendër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d