Sveçla thotë se Ura e Ibrit do të hapet: S’është fare çështje e dialogut

 

 

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se çështja e hapjes së Urës së Ibrit për qarkullim të veturave më nuk është çështje e dialogut. 

Ai është parë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi duke bërë një inspektim të urës.

Ai ka thënë se inspektimi përfshin dy faza.

“Inspektimi është në dy faza, jemi në proces, po veprojmë sipas planit të cilin ne po e ndajmë me bashkëpunëtorët tanë dhe s’po shoh asgjë të jashtëzakonshme. Çështja është e mbyllur, qysh më 2016. Nuk është çështja e dialogut fare. Është çështje e të drejtës për t’u hapur dhe e një vendimi që është tashmë publik”, ka thënë Sveçla për gazetarët.

Për protestën e sotme të serbëve në veri kundër hapjes së Urës së Ibrit, Sveçla ka thënë se të gjithë qytetarët e gëzojnë të drejtën e protestës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d