Sveçla njofton për mbyllen e tri komunave paralele: Koha e paligjshmërisë ka përfunduar

 

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se pas një koordinimi të ngushtë mes Policisë, Prokurorisë e AKI-së, është zhvilluar një aksion në mbylljen e strukturave paralele serbe që kanë operuar në Kosovë.

Kësisoj, Sveçla përmes një video në Facebook, tha se Gorazhdec është mbyllur komuna ilegale e Pejës, në Osojan komuna paralele e Istogut dhe në Videjë komuna paralele e Klinës.

Njoftimi i plotë:

Pas një koordinimi të ngushtë mes Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, me urdhër të Prokurorisë, Policia sot ka zhvilluar një aksion në mbylljen e strukturave paralele të Serbisë që kanë operuar brenda Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, në Gorazhdec është mbyllur komuna ilegale e Pejës, në Osojan komuna paralele e Istogut dhe në Videjë komuna paralele e Klinës.

Mbesim të përkushtuar në fuqizim institucioneve të Republikës së Kosovës, në respektim të plotë të Kushtetutës sonë dhe unitaritetit të saj.

Koha e paligjshmërisë ka përfunduar dhe institucioni i vetëm i Serbisë brenda Republikës së Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d