Sveçla me Krasniqin, kalojnë çaste të bukura me fëmijët “policë” të Prishtinës

 

 

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ndanë çaste të këndshme me disa fëmijë nga rajoni i Prishtinës.

Sot, këta fëmijë me uniforma policore, shërbyen si policë patrullues me qëllim të vetëdijësimit të qytetarëve mbi rregullat e komunikacionit, përcjell Prishtina Sot.

“Ky aktivitet që po zhvillohet në kuadër të Drejtorisë së Policisë në Bashkësi dhe Parandalim në të gjitha rajonet, përfshinë fëmijë të të gjitha komuniteteve dhe ka për qëllim të vetëdijësojë ata dhe pjesëmarrësit në komunikacion mbi sigurinë rrugore. Rendi dhe siguria publike mbeten prioritet teksa garantohen me angazhimin e përbashkët të të gjithëve”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d