Sveçla konfirmon se polici i plagosur është liruar për në shtëpi: Kriminelët të sillen para drejtësisë

 

 

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar se pjesëtari i plagosur i Policisë së Kosovës, Januz Veselaj pas tretmanit në QKUK është liruar për në shtëpi.

Veselaj dyshohet se u plagos gjatë një shkëmbimi me armë zjarri kur disa hajna kishin tentuar të plaçkitnin shtëpinë e priftit në Zllakuqan të Klinës.

Teksa i ka uruar shërim të shpejtë, Sveçla ka kërkuar nga njësitet përkatëse në zbardhjen sa më shpejt të rastit dhe sjelljen e kriminelëve para drejtësisë.

Njoftimi i plotë:

Gjatë reagimit në një tentim vjedhje në Kishën e Zllakuqanit në mëngjesin e sotëm, gjatë shkëmbimit të zjarrit me personat e dyshimtë është plagosur pjesëtari i Policisë së Kosovës Januz Veselaj. Përgëzoj zyrtarët policor për përgjigjen e shpejtë në rast pas marrjes së informatës dhe zyrtarin Januz Veselaj për reagimin profesional përkundër rrezikimit të jetës së tij.

Nga Drejtori i Policisë jam njoftuar se zyrtari Veselaj pas tretmanit të nevojshëm në QKUK është liruar për në shtëpi. I uroj shërim dhe kthim të shpejtë në detyrë.

Kërkoj nga njësitet përkatëse zbardhjen sa më të shpejtë të këtij rasti dhe sjelljen e kriminelëve para drejtësisë. Kushdo që në çfarëdo forme tenton të cënojë jetën apo pronën e qytetarëve tanë dhe shtetit tonë do të ballafaqohet me forcën e ligjit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d