Sveçla: Jankoviq është dërguar në paraburgim për prishje të rendit kushtetues të Serbisë

 

 

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se në bazë të informacioneve që kanë autoritetet, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është dërguar në paraburgim prej 48 orësh nga autoritetet serbe.

Ai tha se po akuzohet për prishje të rendit kushtetues të Serbisë, teksa bëri thirrje për lirimin e tij , por edhe të qytetarëve të tjerë.

Sveçla tha se një ditë më parë “së paku 1.498 qytetarë janë ndaluar, maltretuar, e disa arrestuar e marrë në pyetje lidhur me të kaluarën e tyre, lidhjet e tyre me UÇK-në, pjesëmarrjen e tyre në UÇK apo të familjarëve të tyre si dhe vendndodhjes apo veprimtarisë së tyre më 1998-99”.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se sipas informacioneve të fundit, katër zyrtarë policorë të Kosovës, që po mbaheshin në Rashkë të Serbisë, janë liruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d