Policia e Kosovës mbrëmë pas mesnate ka arrestuar katër të rinj serbë në Mitrovicë të Veriut, të cilët dyshohet se kanë ofenduar e më pas edhe i kanë sulmuar zyrtarët policorë që ishin në patrullim, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Të dyshuarit që u prangosën janë të moshës 21-23 vjeçare dhe sipas Policisë, kanë qenë nën ndikimin e alkoolit.
Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.