Sulmet seksuale janë mjaft të shpeshta në vendin tonë kjo nuk do edhe shumë koment, ngase rastet e tilla raportohen mjaft shpesh në media, por ajo që mbetet mjaft shqetësuese është se ato po ndodhin ndaj vajzave të mitura ku ngacmuesit në të shumtën e rasteve janë të rriturit.
E një sulm seksual ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë ku një 40 vjeçar është arrestuar. Sulmi seksual nga i dyshuari ka ndodhur ndaj një vajze të mitur e moshës 7-vjeçare.
Gazeta mëson se i dyshuari është ndaluar për 48 orë nga Policia.
Rastin për sulmin seksual e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin gazeta do të iu mbajë të informuar.