Sulmohet një oficer korrektues në Hajvali

 

 

Një oficer korrektues është sulmuar fizikisht në Hajvali të mërkurën në mëngjes. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është raportuar në Polici nga oficeri.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Rasti është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar.

“Hajvali / 04.09.2024 – 08:00. Viktima mashkull kosovar oficer korrektues ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d