Sulmohet ekipi mjekësor i QKMF-së në Obiliq

 

 

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Obiliq pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht ekipin mjekësor në QKMF-në e Obiliqit.

I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar.

“Obiliq  21.05.2024 – 07:15. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht ekipin mjekësor të QKMF-së përderisa ishin duke i dhënë ndihmë mjekësore një personi. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d