Sulmi ndaj babait të Yamal, jepen detaje të reja

 

 

Babai i kampionit të ri të Evropës dhe yllit të Barçës, Lamine Yamal, u godit me thikë të mërkurën në mbrëmje në një parkim makinash në qytetin Mataró, gatu një orë e gjysmë larg nga Barcelona ku Mounir Nasraoui jeton.

Ai ka marrë plagë të rëndë, ndaj u dërgua për trajtim më të specializuar në urgjencën e spitalit Can Ruti në Badalona, ​​sikurse raportojnë mediat vendase.

Disa dëshmitarë  po merren në pyetje për inicidentin nga njësia hetimore e Mossos d’Esquadra e Mataró-s. Sipas atyre që kanë parë ngjarjen, babai i Yamal mori më shumë se një plagë me thikë. Autoritetet kanë nisur hetimin për ngjarjen, ndërsa në pranga kanë rënë tre persona. Sipas mediave katalanase, disa orë para incidentit, babai i Yamal ishte përfshirë në një përleshje me disa persona teksa ecte me qenin e tij.

Sipas të njëjtave burime, disa persona i kanë hedhur ujë nga një ballkon dhe për pasojë ka nisur një sherr mes Munirit dhe banorëve të pallatit, i cili ka përfunduar pas ndërhyrjes së punonjësve të policisë bashkiake që ndodheshin në zonë.

Yamal ka folur shpesh për rolin vendimtar që ka luajtur babai në jetën dhe karrierën e tij. Nasraoui ishte i pranishëm në finalen e Euro 2024 dhe inkurajimi i tij ka qenë i rëndësishëm në zhvillimin e Lamine si një nga talentet më premtues në futbollin evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d