Sulmi me molotov ndaj Policisë në Gjakovë, kërkohet paraburgim për sulmuesin

 

 

Një incident i rëndë ka ndodhur dje në Gjakovë, ku Policia e Trafikut është sulmuar me molotov. I dyshuari është prangosur dhe është zbuluar identiteti i tij, raporton Prishtina Sot.

I dyshuari është Taulant Krasniqi ku tashmë Prokuroria themelore në Gjakovë ka kërkuar nga Gjykata për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh.

Në kërkesën e Prokurorisë ceket se i dyshuari me dashje ka hedhur mjetin shpërthyes me qëllim dëmtimin e objektit dhe veturat e Policisë.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se me datë 21.08.2024 rreth orës 17:45 minuta para objektit të policisë së Kosovës-Drejtorisë Rajonale në Gjakovë, me dashje dhe me qëllim që të bëjë shkatërrim të objektit dhe të automjeteve zyrtare ka shkaktuar dëm material dhe rrezik të madh për jetën e zyrtarëve policor, në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri T.K., i pajisur me katër shishe të mbushura me benzinë dhe vaj të djegur, afrohet tek objekti i policisë dhe i hedh të gjitha shishet në drejtim të objektit të cilat përfundojnë në dy automjete zyrtare të policisë ku të njëjtat i kaplon zjarri mirëpo me shpejtësi reagojnë zyrtarët policorë dhe e shuajnë zjarrin dhe më pas e arrestojnë të pandehurin i cili ishte duke u larguar nga objekti i policisë. Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri, ka kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 par.3 lidhur me par. 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë në Gjakovë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d