Sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese, Qeverisë Kurti i vjen një paralajmërim nga ndërkombëtarët

 

 

Gjykata Kushtetuese ka qenë cak i sulmeve të Qeverisë Kurti sa herë që interpretueshmëria kushtetuese e tyre ka rënë ndesh me synimet e Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo gjë i ka rënë në sy ndërkombëtarëve.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, në njoftimin për takimin me kryetaren e Gjyqtares Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani, ka kërkuar që Kushtetuesja të jetë e pavarur dhe e lirë nga presioni i politikës.

“Për të ruajtur pavarësinë e gjyqësorit, është e rëndësishme që pjesëtarët e qeverisë të përmbahen nga deklaratat që rrezikojnë të cenojnë autoritetin dhe pavarësinë e gjyqësorit, si dhe besimin e publikut në të”, ka deklaruar Szunyog në platformën ‘X’.

Ai në njoftim tutje thotë se të gjitha vendimet e Kushtetueses duhet të zbatohen në plotëni, duke e përmendur edhe atë për Manastirin e Deçanit.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se sundimi i ligjit “sipas menysë” s’i hap rrugë Kosovës drejt Këshillit të Evropës as BE-së.

“Ndaj këtu shqetësimin e kolegut tim. Sundimi i ligjit “à la carte” nuk e hap as rrugën drejt
Këshillit Evropian e as Bashkimin Evropian! Mbështetja e Kosovës në rrugën e saj të integrimit evropian është për zemër, por edhe Kosova duhet të bëjë pjesën e saj”, ka shkruar Rohde.

VV’ja ka përdorur çdoherë diskurs kritik ndaj Gjykatës Kushtetuese për çdo interpretim që s’i ka rënë për shtati kësaj partie politike. Madje, krerë institucionalë e kanë akuzuar opozitën se qëndron pas Kushtetueses.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d