Stomatologu i VIP-ve: Mbi 1 milion Euro para të gatshme, vetura dhe orë dore qindra mijëshe

 

 

Fehim Haliti është stomatologu me pasuri milionëshe në Prishtinë me mbi 1 milionë euro para të gatshme, si dhe vetura e orë dore qindra mijëra euroshe

Fehim Haliti është profesor i asocuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës si dhe specialist në Qendrën Klinike Universitare Stomatologjike, veprimtari të cilën e ka pezulluar pa pagesë.

Haliti zotëron një ordinancë stomatologjike private “Dent Fix” ku është pronar dhe drejtor. Ky biznes ia ka mundësuar atij një pasuri milionëshe në patundshmëri, paluajtshmëri dhe para të gatshme.

Haliti i cili njihet si “stomatologu i VIP-ve” ka 15 patundshmëri në emër të tij duke përfshirë katër banesa, pesë shtëpia, dy parcela toke si dhe katër pyjore.

Haliti duket se është marakli i makinave dhe aksesorëve të shtrenjta e luksoze. Ai ka në pronësi të tij dy vetura Porsche, njëra në vlerë 163 mijë e tjetra 103 mijë Euro, një Audi në vlerë 94 mijë Euro si dhe një orë dore në vlerë 130 mijë Euro.

Në formularin e deklarimit të pasurisë Haliti ka raportuar edhe para të gatshme në llogarinë e tij. Në katër llogari të ndryshme ai ka afër 1 milionë Euro të gatshme.

Në anën tjetër Haliti ka deklaruar edhe obligime. Ai ka paraqitur tre kredi në vlerë rreth 560 mijë Euro.

Haliti ka deklaruar se merr të ardhura vjetore në vlerë tetë mijë euro nga ordinanca e tij “DentFix”, nga UP 1143 Euro, si dhe nga qiraja e patundshmërive në Gjermani dhe Britani të Madhe rreth 9400 Euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d