Stoltenberg lë detyrën pas një dekade në krye të NATO-s, mban një fjalim të fuqishëm

 

 

Pas një dekade udhëheqjeje, Jens Stoltenberg do të zëvendësohet nga Mark Rutte i Holandës, më 1 tetor.

Në fjalimin e tij lamtumirës, ai theksoi se “Ukraina është më afër NATO-s se kurrë më parë” dhe u kërkoi vendeve anëtare të mbështesin vlerat themelore të aleancës. Duke reflektuar mbi mandatin e tij dhjetëvjeçar, sekretari i përgjithshëm në largim i NATO-s, gjatë fjalimit u kërkoi vendeve anëtare të mbështesin vlerat themeluese të aleancës.

“Që kur mora detyrën time si sekretar i përgjithshëm në vitin 2014, bota rreth nesh ka ndryshuar thellësisht”, tha Stoltenberg

Stoltenberg teksa foli për Ukrainën, theksoi se vendi është më afër NATO-s se kurrë më parë.

“Sot, presidenti Putin beson se mund t’i arrijë qëllimet e tij në fushën e betejës. Kjo është arsyeja pse ai vazhdon të bëjë luftën e tij brutale. Nuk besoj se mund ta ndryshojmë mendjen e Putinit. Por, unë besoj se ne mund të ndryshojmë llogaritjen e tij”, vazhdoi shefi i NATO-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d