Spitali i Pejës del me njoftim: Zjarrin e vuri një person i maskuar, i kemi pamjet

 

 

Spitali i Pejës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për zjarrin që ka kapluar dhomën ku mbahen pajisjet e teknologjisë informative, gjatë javës së kaluar. Nga ky spital konfirmuan se zjarri është shkaktuar qëllimshëm nga një person i maskuar, por që thanë se për shkak të mos ndërhyrjes në punën e hetuesisë nuk e kanë publikuar më herët këtë informacion.

Ata e kanë cilësuar këtë sulm brutal dhe të tmerrshëm.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë është përballur me një sulm brutal dhe të tmerrshëm. Për dallim që dyshimet e para sipas ekspertizës fillestare ishte që zjarri u shkaktua nga ndonjë defekt elektrik, gjatë hetimeve dhe shikimit të kamerave të sigurisë u pa që zjarri u vua qëllimshem nga një përson i maskuar.  Qysh në orët e para pas sulmit, pas verifikimit të incizimeve në kamerat e sigurisë, e kemi kuptuar që ishte një sulm kriminal, i qëllimshëm ndaj institucionit tonë shtetëror, por pas konsultimeve me hetuesinë, nuk e kemi publikuar menjëherë këtë informacion për të mos penguar hetimet, pasi kemi qenë të sinkronizuar në tërësi me organet e rendit”, thuhet në njoftim.

Tutje ata thanë se zjarri është lokalizuar menjëherë sepse në të kundërtën sipas tyre do të rrezikohej edhe jeta e pacientëve dhe stafit të spitalit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d