Specialja në shtëpinë e Selimit, avokati tregon arsyet e bastisjes

 

 

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) paraditen e sotme ka bastisur shtëpinë e ish-komandantit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, në lagjen “Qëndresa” në Veternik të Prishtinës.

Lidhur me këtë është deklaruar avokati i Selimit, i cili tha për media se ish-komandanti nuk është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, por që brenda shtëpisë së tij ka mundur të ketë dëshmi që ndërlidhen me procedimet penale për pengim të drejtësisë.

Ai nuk e ka statusin e personit të dyshuar. Por sipas urdhrit të gjykatës, mendohet se në shtëpisë e tij mund të ketë pasur prova të cilat ndërlidhen me procedimet penale për pengim të drejtësisë”, ka thënë avokati Qerkini.

Sipas avokatit, ata kanë vërejtje për mënyrën se si është bastisur shtëpia e Selimit.

Ai thotë se në këtë mënyrë nuk është dashur të bëhet bastisja, përderisa klienti i tij nuk është në cilësinë e të dyshuarit.

Ne i kemi disa vërejtje në vetë urdhërin. Mendojmë që nuk është lëshuar në përputhje me dispozitat ligjore dhe I cenon edhe disa të drejta kushtetuese të personave, sepse nuk mund të cenohet privatësia e një personi nëse ai nuk e ka statusin e personit të dyshuar”, tha Qerkini.

Ndryshe, zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett, konfirmoi për Sinjalin se ZPS-ja po kryen operacione të vazhdueshme, të cilat mbështeten nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës.

ZPS-ja po kryen operacione të vazhdueshme me mbështetjen e EULEX-it dhe Policisë së Kosovës”, tha Bennett,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d