Sparta drejt Ligës së Kampionëve me pesë shqiptarë

 

 

E nisën me Qazim Laçin në vitin 2022.

Mesfushori qendror i Shqipërisë ua paskësh lënë ëmbël pasi dy vjet më vonë, i morën edhe tre shqiptarë brenda një viti, Ermal Krasniqin, Indrit Tucin e Albion Rrahmanin.

Bëhet fjalë për gjigantin çek, Spartën e Pragës, në të cilën tash figurojnë pesë shqiptarë – dy të Shqipërisë, e dy të Kosovës, si dhe një shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Me pesë shqiptarë, mes tyre edhe Enes Osmani, ata synojnë t’i ‘vënë zjarr’ portës së Malmos sonte në kuadër të plejofit të Ligës së Kampionëve.

Kalimi i Malmos do të nënkuptonte që Sparta do të kualifikohej për edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve, me ç’rast çunat shqiptarë do të kishin një mundësi fantastike për t’u dëshmuar edhe më shumë në futbollin evropian, madje në nivelin më të lartë të garave për klube.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d