Spahiu kërkon dënim me “varje në mes të qytetit” për vrasësit e Lulzim Fejzullahut

 

 

Politologu Nexhmedin Spahiu ka kërkuar dënim me vdekje për të dyshuarit për vrasjen e 18-vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu. Dy të mitur e kanë shkelur me veturë dhe më pas e kanë rrahur për vdekje 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu më 14 janar në Podujevë. Ngjarja e ka tronditur vendin.

Për dy të miturit (16 dhe 17 vjeç), të dyshuar për vrasje, Spahiu ka kërkuar që “të varen midis sheshit”.

Këtë koment ai e ka bërë në një postim në rrjetet sociale të avokatit Tomë Gashi.

“Pajtohem plotësisht. Psh për këta 4 që e mbytën këtë 18 vjeçarin jetim dënimi duhej të ishte me varje në mes të Qytetit”, ka thënë Spahiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d