Sot vazhdon gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

 

 

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  Në seancën e sotme pritet të dëshmojë një dëshmitar i ri, pasi te enjten e ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 57-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Dëshmia e këtij dëshmitari u dëgjua në seancë të mbyllur dhe zgjati vetëm gjatë sesionit të paradites të së enjtes, kurse pjesa tjetër e seancës u pezullua.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III nuk ka dhënë ndonjë shpjegim përveç se ka theksuar që seanca përfundoi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d