Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas

 

 

Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Kjo ngjarje ka origjinën e saj në protestën e rrobalarëseve të Nju-Jorkut më 8 mars 1857, kur ato u ngritën kundër shtypjes dhe shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.

Për të kujtuar dhe nderuar këtë ngjarje historike, 100 gra nga vende evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mblidhen në Kopenhagë të Danimarkës nën kryesinë e Klara Cetkinit dhe vendosën që 8 Marsi të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Grave.

Në këtë ditë të veçantë, në Kosovë, tradita e dhuratave për gratë ka një vend të veçantë.

Lulja është dhurata më e shpeshtë, pasi ka simbolin e respektit dhe dashurisë ndaj grave.

Kjo ditë është një rast për të shprehur mirënjohjen dhe solidaritetin ndaj grave në të gjithë botën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d