Një ditë pas Samitit për Ukrainën, sot në Tiranë do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Por nuk dihet ende zyrtarisht se kush do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës, për shkak se në listën e publikuar të pjesëmarrësve, nuk figuron emri i kryeministrit, Albin Kurti, i cili aktualisht ndodhet në për vizitë në Mbretërinë e Bashkuar.
Ndryshe, dje në Tiranë ka qëndruar presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila mori pjesë në Samitin për Ukrainën, ku ishin grumbulluar liderët e shteteve të Evropës Juglindore.
Lista e plotë e pjesëmarrësve:
Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë
Aleksandër Vuçiç – President i Serbisë
Milojko Spajiç – Kryeministër i Malit të Zi
Borjana Kristo – Presidente e Këshillit të Ministrave të Bosnjes dhe Hercegovinës
Talat Xhaferi – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut
Oliver Varhelyi – Komisioneri i BE-së për Zgjerimin
Majlinda Bregu – Sekretare e Perëgjithshme për Bashkëpunimin Rajonal
Danijela Gacevic – Drejtuese në detyrë e CEFTA-s
Gert Jan Koopman – Drejtor i përgjithshëm i grupit negociator të KE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin
Xiaoqing Yu – Drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor
Charlotte Ruhe – Drejtori menaxhues i BERZH-it për Evropën Qendrore dhe Juglindore
Matej Zakonjsek – Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit për Transportin
Maja Pishkeviq – Qendra e Evropës në Këshillin Atlantik dhe përfaqësuese e qendrës në Ballkanin Perëndimor
Alessandro Bragonzi – Kreu i përfaqësimit rajonal për Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane të Investimeve (EIB)
Lulzim Rafuna – Kryetar i Dhomës së Tregtisë së Kosovës
Ines Muçostafa – Kryetare e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë
Andi Dobrushi – Drejtor Ekzekutiv i OSFA.