Sot në Kuvendin e Kosovës bëhen homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi

 

 

Sot në Kuvendin e Kosovës do të bëhen homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi. Homazhet do të bëhen nga ora 10:00 deri në ora 12:00 në hollin e Kuvendit.

Ai ishte ish i dënuar politik nga regjimi i Serbisë. Në vitin 1981 ai ka qenë organizator i demonstratave, arsye për të cilën ishte dënuar me 15 vite burg.

Që nga viti 2001 deri në vitin 2007 ai ka qenë kryetar i Komunës së Pejës, ndërsa nga viti 2007 deri në vitin 2010 deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Lajçi vdiq të dielën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d