Sot mbledhja e Komitetit të Ministrave të KiE-së, Kosova nuk është në rend dite

 

 

Sot pritet të mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, megjithatë, deri tani Kosova nuk është rend dite.

Kjo e fundit erdhi si rezultat i vendimit të Gjermanisë dhe Francës të cilat kanë kërkuar që Kosova të bëjë hapa konkret drejt themelimit të Asociacionit.

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, dje njoftoi se i ka dërguar një letër Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, me anë të së cilës u zotua se deri në fund të majit, Kosova do ta përpilojë një draft-statut të Asociacionit.

Kjo çoi në përplasje me presidencën, ku në reagimin e tyre u tha se për këtë letër s’ka pasur koordinim në mes të krerëve të shtetit.

“Kjo letër nuk është e  tillë. Mund të jetë konsultuar e koordinuar me individë jashtë institucioneve që sot e kanë publikuar këtë letër, por jo me Presidencën. Çdo derivat i letrës së zotimeve të nënshkruar nga tri institucionet duhet paraprakisht po ashtu të koordinohet dhe miratohet nga po këto tri institucione”, u tha në reagimin e presidencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d