Sot iu jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga Gjakova që humbën jetën tragjikisht

 

 

Një ditë pasi iu dha lamtumira e fundit Lordon Sylës nga Gjakova, i cili humbi jetën tragjikisht me dy shokët e tij, të shtunën pas mesnate në Prizren, sot do të varrosen edhe Molos Delija e Nue Bibaj. Për ceremonitë e varrimit, tashmë kanë njoftuar familjet e tyre, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Familja Delija me dhimbje të thellë ka njoftuar se djalin e tyre do ta varrosin sot, në orën 14:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë.

Ndërsa familja e 26-vjeçarit, Nue Bibaja, ka bërë të ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet po ashtu sot, në orën 13:00, në varrezat e fshatit Moglicë.

Ndërsa dje, në varrezat e fshatit Berjahë të Gjakovës iu dha lamtumira e fundit 22-vjeçarit Lordon Syla. Pas ceremonisë së varrimit, familja Syla fali gjakun e djalit të tyre.

Kujtojmë se dy persona janë arrestuar lidhur me këtë rast dhe të njëjtit ndodhen nën masën e ndalimit policor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d