Sot i jepet lamtumira e fundit stomatologut nga Prizreni që vdiq tragjikisht, dyshohet për vetëvrasje

 

 

Stomatologu nga Prizreni, Arben Kiseri, para dy ditësh u gjet i vdekur në ordinancën e tij, ku dyshohet se bëri vetëvrasje, për motive akoma të panjohura. Vdekja tragjike e tij ka tronditur familjarët e miqtë, ndërkohë që Policia tashmë ka nisur hetimet.

Trupi i pajetë është dërguar ditën kritike në IML për obduksion dhe më pas i është kthyer familjes për ceremoninë mortore.

Familja Kiseri ka njoftuar se lamtumira e fundit do t’i jepet sot, në ora 14:00, në Prizren.

Ndryshe, të mërkurën rastin e konfirmoi edhe Policia Rajonale në Prizren.

“Sot me datë 17.01.2025, rreth orës 10.37 është pranuar informata se në ordinancën dentare ,, Kiseri dent” e cila gjendet në sheshin Shatërvan, në Prizren, është gjet një person për të cilin dyshohet se ka kryer vetvrasje me varje.

Nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e viktimës.

Patrulla policore ka bërë sigurimin e vendit  ngjarjes, në vendngjarje kanë dalë hetuesit dhe hetuesit e vendit të ngjarjes (forenzika) nga Sektori Rajonal i Hetimeve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d