Sot i jepet lamtumira e fundit njërit prej dy të rinjve që vdiqën tragjikisht në aksidentin në Shirokë

 

 

E diela ishte ditë tragjike për familjet Aliti e Gashi nga Prizreni. Dy të rinj u aksidentuan me një veturë në Shirokë të Suharekës dhe fatkeqësisht humbën jetën. Një person tashmë është ndaluar, teksa kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Lajmi për vdekjen e Besnik Alitit (24-vjeçar) dhe Petrit Gashit (19-vjeçar) ka tronditur familjen e miqtë e tyre, të cilët përmes rrjeteve sociale kanë njoftuar për dhimbjen e madhe që po përjetojnë.

Familja e Alitit ka njoftuar se 24-vjeçari do të varroset sot, në orën 18:30, në varrezat e qytetit në Prizren.

Sinjali ka mësuar se një grua 64-vjeçare e cila ndodhej në veturë ka pësuar lëndime të rënda trupore (frakturë të brinjëve) dhe po trajtohet në spital. Ndërsa e lënduara tjetër është po ashtu grua, e moshës 68-vjeçare e cila ka pësuar lëndime të lehta.

Shoferja e dyshuar e veturës që u përplas me motorin ku ndodheshin dy viktimat, është ndaluar për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d