Sot i jepet lamtumira e fundit gruas nga Suhareka që vdiq në rrethana të paqarta

 

 

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje paradite në familjen Kabashi në Krushic të Suharekës. Familjarja e tyre 35-vjeçare ka vdekur në rrethana dhe për motive akoma të panjohura, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Gazeta mëson se viktimë e këtij rasti ishte Drita Kabashi.

E nderja, sipas njoftimit të familjes do të varroset sot në ora 15:00, në varrezat e fshatit Krushicë e Poshtme.

Lajmin për vdekjen e gruas e ka konfirmuar mbrëmë edhe Policia Rajonale në Prizren, e cila ka njoftuar se sipas deklaratave të familjes, gruaja ishte rrëzuar nga shkallët dhe kishte mbetur pa ndjenja.

Viktima është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe aty rreth orës 11:50, ka ndërruar jetë.

Policia është duke kryer hetimet për rastin, ndërsa në konsultim me Prokurorin është iniciuar rast.

“Është bërë shikimi i vendit të ngjarjes dhe dyshohet se viktima ka rënë nga ballkoni i shtëpisë në lartësi rreth 6 metra”, njofton Policia e Prizrenit.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i të ndjerës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d