Një ngjarje tragjike që përfundoi me vrasje ka tronditur Vranjevcin mbrëmë. Një grua ka ekzekutuar vëllain e bashkëshortit – kunatin e saj, raporton Gazeta Prishtina Sot.
I ndjeri Xhevdet Millaku do të varroset sot, pasi IML ka kryer procedurat e obduksionit.
Për ceremoninë e varrimit kanë njoftuar familja e tij e ngushtë, e cila ka treguar se lamtumira e fundit, Millakut, do t’i bëhet sot në ora 17:00, në varrezat e qytetit, në Dragodan.
Millaku dyshohet se u qëllua mbrëmë rreth orës 19:20 nga kunata e tij, Nazmije Millaku.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, akti, sipas hetimeve të para ka ndodh për shkak të problemeve familjare.