Familja e Liridona Ademajt ka njoftuar në pasditen e së dielës se i është miratuar kërkesa për zhvarrim të trupit të së ndjerës prej ku është varrosur më 1 dhjetor, dhe të rivarroset në varrezat e fshatit Rracaj në Gjakovë.
Procedurat do të nisin sot, më 4 dhjetor.
Liridona është vrarë më 29 nëntor në fshatin Bërnicë në Prishtinë.
Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar tre të dyshuarve masën e paraburgimit prej 1 muaji. Në mesin e të dyshuarve është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
Ai është i dyshuar për organizim të vrasjes, Granit Plava është i dyshuar për kryerje të vrasjes dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, është i dyshuar për shkak të veprës penale, marrëveshja për të kryer veprën penale, vrasje e rëndë.