Sot 7 Marsi, Dita e Mësuesit

 

 

Çdo vit festohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit, që na përkujton ditën kur më 7 mars 1887, u hap shkolla e parë në Korçë, nën drejtimin e Pandeli Sotirit.

Ajo ishte shkollë me karakter kombëtar e laik ( jo fetar ) ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare, si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami etj.

Sot, në këtë ditë, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci marrin pjesë në Manifestimin për 7 marsin “Dita e Mësuesit” në Bibliotekën Kombëtare, Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d