Sonte nis raundi i fundit i fazës grupore të EURO 2024, duel i “nxehtë” në Frankfurt mes Gjermanisë dhe Zvicrës

 

 

Sonte do të nisë raundi i tretë dhe final i fazës grupore të Kampionatit Evropian “EURO 2024”.

Në program sonte do të jenë dy ndeshje, të cilat do të luhen në orar të njëjtë, nga ora 21:00, shkruan Sinjali Sporti.Katër skuadrat e grupit A duelojnë sonte me njëra-tjetrën, për ta mësuar renditjen finale në tabelë dhe skuadrat që do kalojnë tutje.

Vëmendja padyshim është te ndeshja mes Gjermanisë dhe Zvicrës, një ndeshje mjaft e fortë, pavarësisht se ‘pancerët’ tashmë kanë siguruar kalimin tutje, pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para.

Dueli tjetër është ai mes Skocisë dhe Hungarisë.

Gjermania ndodhet e para në tabelë me 6 pikë, e ndjekur nga Zvicra me 4, Skocia e treta me një pikë dhe Hungaria ndodhet pa pikë, me dy humbje pas dy ndeshjeve të para.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d