Sonda hënore e Kinës, Chang’e-6, ka zbarkuar të martën në Tokë, duke e bërë Kinën vendin e parë në botë që sjellë mostra guri dhe dheu nga pjesa e largët e Hënës.
Sonda zbarkoi në veri të Kinës të martën pasdite, sipas kohës lokale.
Shkencëtarët kinezë parashikojnë se mostrat e marra nga Hëna do të përfshijnë gurë vullkanik 2.5 miliardë vjet të vjetër, si dhe materiale të tjera për të cilat shkencëtarët shpresojnë se do të ndihmojnë për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth dallimeve gjeografike mes dy anëve të Hënës.
Derisa misionet amerikane dhe sovjetike kanë mbledhur mostra nga pjesa e afërt e Hënës, misioni kinez u bë i pari që grumbullon mostra nga pjesa e largët e saj.