SWAT, forcat speciale amerikane i kanë dhënë fund një situatë pengmarrjeje në një bankë në Florida, duke ekzekutuar autorin.
Pasi dështuan të negocionin me 36-vjeçarin, i cili mbante peng me thikë në fyt dy punonjëset e Bank of America në Fort Myers, efektivët e SWAT kanë zgjedhur opsionin “final”.
Në pamjet e publikuara nga autoritetet në SHBA, dallohet efektivi i SWAT teksa mbështet armën në supin e kolegut të tij, dhe qëllon në kokë autorin, ndërsa plumbi kalon përmes ekranit të kompjuterit të bankës.
“Për shkak të ekspozimit të kufizuar të të dyshuarit, snajperi bëri një goditje të planifikuar dhe të qëllimshme përmes një monitori kompjuteri duke goditur të dyshuarin në qendër të ballit duke e vrarë atë në çast”, deklaroi oficeri i Informacionit Publik Lt. Todd Olmer.
Togeri vuri në dukje se plumbi i kalibrit .308 i përdorur “është përzgjedhur në mënyrë specifike për shkak të besueshmërisë të njohur balistike që tejshkon nëpër barriera të ndryshme”.